Humb jetën 23-vjeçarja, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar, ku një 23-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në banesën e saj në Durrës.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja me iniciale F. T., banuese në Sukth, është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit pasi dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë.

Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, e reja është transportuar për mjekim më të specializuar në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article