Eurodeputeti Fredi Beleri vijon betejën me drejtësin shqiptare, teksa së fundmi ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO dhe Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi dënimin e tij.
Beleri ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për Korrupsion e cila caktoi 2 vite dënim me burg për akuzën “korrupsion pasiv në zgjedhje” dhe kërkon pafajësinë.
Mësohet se më 3 shkurt Beleri ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon të shpallet e pavlefshme masa që e ndaloi të ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës.
Burime bëjnë me dije se relator i kësaj seance do të jetë gjyqtari Asim Vokshi, i cili më 25 nëntor të 2025 u betua si anëtari më i ri i Kushtetueses.
Kujtojmë se Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.
Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.
Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve, që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë.




