EMRI/ Tentoi të grabiste bankën me armë, arrestohet autori 58-vjeçar, qëlloi me kallash…

Jugulajm.net
1 Min Read

“FiBank’ është tentuar të grabitet me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Policia njofton se Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, ka hyrë në ambientet e bankës, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.”- njofton policia.

Share This Article