Detaje nga grabitja e bankës, autori futi në çantë 20 mln lekë, kallashin e kishte në çantë dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që ndodhi në Deliorgj pak çaste më  parë.

Autori është futur brenda bankës me një çantë të zezë, ku në të kishte futur dhe kallashnikovin.

Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Menjëherë te arka ka arritur që të marrë shumat e parave.

Ka një një qytetar që ka lajmëruar policinë. Patrulla ka qënë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës. Menjëherë i është sekuestruar çanta ki brenda saj janë gjetur lekët dhe arma e zjarrit.

Sipas deklareve të punonjësve të bankës janë marrë diku te 2 mln lek.

Sapo policia mori dijeni për grabitjen e një banke, shefi i Rendit i Komisariatit Nr. 2, Arben Bakalli, së bashku me dy punonjës të tjerë, rrethuan zonën dhe neutralizuan grabitësin.

Autori ishte i armatosur me dy kallashnikov.

Gjatë ndalimit, ai nuk dha asnjë deklaratë. Aktualisht ndodhet i ndaluar në Komisariatin Nr. 2, ku do t’i merret dëshmia më pas.

Share This Article