LAJM I FUNDIT/ Aksident, përmbyset makina, dyshohet për të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor është shënuar këtë të mërkurë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë njëra ka dalë nga rruga dhe tjetra është përmbysur në aksin nacional “Librazhd–Elbasan”.

Sipas raportimeve paraprake, deri në këto momente nuk ka informacion të saktë mbi numrin e personave të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Ndërkohë, lagështira në asfalt dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve dhe për pasojë ka çuar në përplasjen mes tyre.

Share This Article