EMRI/ Vritet 34-vjeçari, policia jep detajet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia jep të dhënat e para lidhur me vrasjen e ndodhur mbremjen e kësaj së enjteje në Shkodër, ku u vra 34-vjeçari, Kristian Kola.

Sipas policisë ekzekutimi u krye nga dy persona në momentin kur viktima ndodhej në ambjentet e jashtme të një lokali.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article