Arrestohet 58-vjeçari, plagosi me thikë djalin e tij

Jugulajm.net
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës. Dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës së tij, ka plagosur me mjet prerës, thikë, djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Policia e Bulqizës ka ndërhyrë menjëherë, duke ndaluar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës i përdorur në ngjarje.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.

Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article