Grevë në doganën greke, të hënën bllokohet për 4 orë kalimi i mjeteve në Mavromat

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia Kufitare e Sarandës ka njoftuar qytetarët dhe udhëtarët se pala greke do të pezullojë përkohësisht kalimin e mjeteve në pikën kufitare të Mavromatit.

Sipas njoftimit, dogana greke do të zhvillojë një grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026, nga ora 05:00 deri në orën 09:00 të mëngjesit.

Gjatë kësaj periudhe nuk do të lejohet kalimi i asnjë automjeti, ndërsa do të lejohen vetëm këmbësorët.

Policia Kufitare u bën thirrje udhëtarëve të marrin parasysh këtë kufizim gjatë planifikimit të lëvizjeve të tyre drejt Greqisë

Share This Article