Vrasja e efektivit, Drejtori i Përgjithshëm Hita: Hetim për procedurat, policia e Korçës s’kërkoi ndihmë për ‘RENEA’, unë s’kisha dijeni dhe…

Jugulajm.net
2 Min Read

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka bërë me dije se ka nisur një hetim për procedurat standarte për punën që është kryer për kapjen e Violand Braçellari.

Për mediat, Hita tha se Policia e Korçës nuk ka kërkuar ndihmë për forcat RENEA dhe se ai vetë nuk ka qenë në dijeni të operacionit.

Skënder Hita: Sot ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë ku gjstë një operacioni humbi jetën një punonjës policie i dalluar, shembullor dhe mbeti i plagosur një polic tjetër.

Mekolli heroikisht humbi jetën. Mëngjesin e sotëm drejtoria e policisë Korçë ka shkuar në zonën e Lozhanit për kapjen e këtij personi.

Në 7:30 policia ka shkuar në stanin ku qëndronte personi i kërkuar, i dënuar nga Gjykata e Korçës për lëndë narkotike. Ai nuk i është bindur thirrjes për tu dorëzuar por ka hapur zjarr.

Gjatë viteve të fundit ishin organizuar disa operacione për kapjen e Braçellarit por nuk ishin realizuar. Ka nisur hetim për procedurat standarte për punën që është kryer për kapjen e tij. Policia e Korçës nuk ka kërkuar ndihmë për forcat RENEA.

Unë nuk kam pasur dijeni. Nëse do e dija, do ishin marrë masa më të forta.

Share This Article