Deputeti socialist Erion Braçe, ka propozuar një amendament që ashpërson dënimin në Kodin Penal për ata që u shesin duhan ose cigare elektronike të miturve.
Sipas amendamentit, shitja e duhanit dhe e cigareve elektronike personave nën 18 vjeç, pasi më parë janë marrë masa administrative ndaj tyre, do të konsiderohet kundërvajtje penale dhe mund të dënohet me gjobë deri në 500.000 lekë ose me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.
Erion Braçe: Kur nga kjo vjen dëmtimi i rëndë i shëndetit të të miturit, dënimi të jetë nga 4 deri në 8 vjet burgim, ndërsa kur kjo sjell si pasojë vdekjen e të miturit, dënimi duhet të jetë nga 8 deri në 16 vjet burgim.




