Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dëmtuar derën e banesës së një 46-vjeçareje, me pretendimim se ajo nuk i kishte dhënë pagesën për punimet që ai kishte kryer në këtë banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




