Aksident, 2 makinat përplasen me njëra-tjetrën, lëndohen 3 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik është shënuar mesditën e kësaj të diele, ku automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N. në Durrës.

Nga ky aksident, kanë mbetur të lënduar 3 persona, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article