Protesta e PD-së, Drejtori i Përgjithshëm Proda mesazh falenderimi për punonjësit e policisë: U treguat profesionistë edhe kur ndaj jush u hodhën molotov dhe u sulmuat

Jugulajm.net
2 Min Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës, teksa ka falendruar  efektivët për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.

Më tej, Proda shkruan në mesazhin e tij se “Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale”.

Po ashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka uruar shërim të shpejtë edhe 11 efektivëve që mbetën të lënduar.

Mesazhi i Prodës:

Mesazh falënderimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda

Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,

Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.

Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.

Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.

Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar.

Drejtues Madhor Ilir Proda

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Share This Article