Arrestohen 2 motra, ofenduan dhe goditën policen, ja detajet…

Jugulajm.net
2 Min Read

Një incident ka ndodhur kur një punonjëse policie u përfshi në një konflikt fizik me dy motra.

Sipas informacioneve, dy të arrestuarat janë motra dhe përplasja me efektiven ka nisur për një shkak banal.

Punonjësja e policisë, agjente e sektorit të krimeve në Tiramë, ka qenë e veshur civile dhe po kalonte rrugën për t’u futur në komisariat, në momentin kur motrat po lëviznin me automjet.

Burime bëjnë me dije se motrat kanë nisur ta ofendojnë efektiven, duke i kërkuar llogari pse nuk po tregonte kujdes teksa ato po kalonin rrugën. Pas kësaj, ato kanë parkuar makinën dhe i kanë zënë pritë policisë pak metra larg hyrjes së komisariatit.

Punonjësja e policisë i ka paralajmëruar që të mos e preknin, duke u prezantuar si efektive, por kjo nuk është besuar nga motrat, të cilat dyshohet se kanë vijuar me fyerje dhe kërcënime verbale. “O qorre, nuk sheh kur kalojmë ne? Kë po gënjen?”, mësohet se i kanë thënë ato.

Fillimisht konflikti ka qenë verbal, por më pas ka degraduar në dhunë fizike ndaj efektives. Situata është neutralizuar vetëm pas ndërhyrjes së punonjësve të tjerë të Komisariatit nr. 3, të cilët kanë vënë në pranga dy motrat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset M.A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”., – njofton policia

Share This Article