VIDEO/ Aksident në aksin ‘Tepelenë-Gjirokastër’, lëndohen 3 persona, zjarrfikësit shpëtojnë jetën e drejtuesit të ‘Renault’

Jugulajm.net
1 Min Read

Aksident ne aksin rrugor “Gjirokaster-Tepelene”, lendohen tre persona. Ngjarja ka ndodhur para pak ne aksin “Tepelene-Gjirokaster” prane nje pike te furnizinit me karburant. Nga përplasja e dy automjeteve, përkatësisht tip “BMW”, me targë AB804CV dhe automjet tip “Renault Clio”, me targë AA453CV, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ne vendngjarje ka shkuar me urgjence grupi i sherbimit zjarrfikes te Gjirokastres, ku ndërhyri për të nxjerrë drejtuesin e automjetit “Renault Clio” Klevant Vasi, i cili u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal për ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article