Horoskopi sot:
Dashi
Shqisa e gjashtë do të jetë ajo që do t’iu udhëheqë sot. Është momenti që mund t’i besoni verbërisht zërit të brendshëm, që do të përfaqësohet nga Hëna, e cila është prezent në aspektin harmonik me shenjën e Ujorit, dhe di saktësisht se ku t’iu çojë.
Demi
Hyrja e Venusit në shenjën e Virgjëreshës do t’iu bëjë që të vlerësoni edhe më shumë cilësitë e njeriut më të dashur. Ka ende disa elemente që do të shihni në të dhe që do t’iu mbushin zemrën me kënaqësi duke ju dhënë njëkohësisht mundësinë të kuptoni që edhe gjërat e vogla janë në gjendje të bëjnë diferencën
Binjakët
Suksesi do të jetë veçse një hap larg jush dhe nuk do të jetë e nevojshme të bëni as edhe një gjë tjetër për t’u ndierë plotësisht të qetë dhe të realizuar. Prezenca e Hënës në shenjën e Ujorit do t’iu inkurajojë që të kaloni një ditë ku buzëqeshja do të jetë e pranishme në fytyrën tuaj
Gaforrja
Venusi që sot është prezent në shenjën tuaj mike të Virgjëreshës, sot do të dëshironte që t’iu shihte të relaksuar dhe të qetë. Përkushtojani këtë ditë aktiviteteve që i bëjnë mirë shpirtit dhe trupit, dhe që do t’iu ndihmojnë të tregoni të gjitha aftësitë tuaja krijuese, që zakonisht i mbani të ndrydhura
Luani
Emocionet do t’iu bëjnë që gjatë ditës të ndjeheni pak të turbullt. Do të ndjeheni sikur e keni humbur kontrollin e situatës, kjo për shkak të kundërshtimit të Hënës në shenjën e Ujorit. Kjo më së shumti do të jetë e lidhur me anën tuaj emocionale dhe që është e shkaktuar nga forca në dukje misterioze
Virgjëresha
Është dita kur nuk do të dëshironit të kënaqnit personat që duan t’iu imponojnë këndvështrimin e tyre për gjëra të ndryshme. Me Marsin dhe Saturnin në harmoni me shenjën e Akrepit, do të dini të shprehni mendimet tuaja në një mënyrë të vendosur dhe pa lëkundur, duke qenë njëkohësisht shumë të sigurt në ato që thoni
Peshorja
Merkuri që gjendjet në shenjën tuaj ju fton që të gjeni kohën për t’u kënaqur sa më shumë. Do të njihni shumë persona interesante që do të ndihmojnë me pikëpamjet e tyre, ndonëse të ndryshme nga tuajat, të zgjeroni horizontin tuaj kulturor.
Akrepi
Do të jeni të tërhequr nga situata të vështira, dhe kjo falë ndikimit jo harmonik të Hënës në shenjën e Ujorit. Nuk do të jeni në gjendje të përmbaheni dhe do të përfundoni në situata të komplikuara. Nuk do të keni dëshirën që të dëgjoni asnjeri, as një këshillë.
Shigjetari
Sot ndikimi pozitiv i Hënës në shenjën e Ujorit do të bëjë të mundur të çojë që ta kaloni sot ditën me kënaqësi të cilën nuk e keni përjetuar prej kohësh. Do të lëvizni më shumë gjallëri dhe do të jeni të shpenguar në marrëdhëniet me të tjerët, madje duke marrë edhe rolin e ndërmjetësit ndërmjet miqve tuaj
Bricjapi
Do të ndjeheni pa busull, të çorientuar, por nuk është vendi për t’u shqetësuar. Prania e Merkurit në shenjën e Peshores do të mund të sjellë diskutime, por që me kalimin e kohës do të gjeni mirëkuptimin dhe sqarimin e disa heshtjeve të mbetura pezull prej kohësh
Ujori
A jeni gati të provoni disa emocione? Sot zemra do t’iu rrahë fort, falë kjo edhe ndikimit pozitiv të Hënës në shenjën tuaj. Ndaj përqendrojuni në dashurinë tuaj pa menduar për pasojat e mundshme që mund të krijohen në të ardhmen. Shijoni të sotmen
Peshqit
Dielli dhe Venusi në shenjën e Virgjëreshës, nuk janë në harmoni dhe nuk mund të keni garancinë e një të hëne të qetë. Disa plane që keni bërë që më parë, më shumë gjasa do të jeni të detyruar t’i kaloni, por jo për fajin tuaj, por për faj të dikujt tjetër dhe që do të pasohet me nervozizmi nga ana juaj.




