VIDEO/LAJM I FUNDIT/Çohet Këlcyra kundër qeverisë, duam ujë e drita

Jugulajm.net
2 Min Read

Banorët e Këlcyrës çohen në protestë për ujë e drita.

Kanë qenë kryesisht banorët e zonave malore sidomos të fshatit Katundisht ata të cilët sikurse thonë vetë, ndihen të lënë pas dore pa shërbime jetike sikurse është uji, korrenti apo dhe dëmet që shkaktori koha e keqe ditët e fundit dhe pasojat që ajo la pas. Banorët e Katundishtit dhe fshatrave përreth janë tubuar para godinës së Bashkisë së Këlcyrës për të protestuar në mungesë të një vendi ideal për të shprehur revoltën e tyre për mungesën e shërbimeve bazike të lartpërmendura. Revolta e katundishtiotëve ka qenë e përkufizuar në orët e mesditës për t’i përcjellë mesazh konkret autoriteteve qëndrore në Tiranë.

Madje ata kanë arritur deri aty saqë kërcënojnë dhe me bllokim të aksit nacional në rast se deputetët e maxhorancës për Qarkun e Gjirokastrës, nuk ndërhyjnë për të zgjidhur situatën e krijuar rishtazi.

Jugulajm.net ka kërkuar një reagim nga ana e Bashkisë Këlcyrë për situatën në fjalë. Nënkryetarja e Bashkisë Albiona Hoxha, deklaron se kërkesat e banorëve janë legjitime dhe të drejta por nevojitet që ato të përcillen tek autoritetet përgjegjëse çka Bashkia e Këlcyrës do t’a bëjë. Ndërsa përsa i përket problematikave të lindura pas përmbytjes dhe kohës së keqe, Bashkia e Këlcyrës do të ndërhyjë sa më shpejt të jetë e mundur me kapacitetet e veta.

Share This Article