Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, një shofer 24-vjeçar ka humbur kontrollin për pasojë ka goditur 4 automjete të parkuara në rrugën “Josif Budo”, Kavajë.
Sipas njoftimit zyrtar, plagoset lehtë 24-vjeçari, i cili është dërguar në spital për kontroll mjekësor.
“Rreth orës 19:30, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin në rrugën “Josif Budo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 24-vjeçari, i cili është dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.




