Zjarr ne nje apartament ne Gjirokaster, shpeton nga djegia e moshuara. Forcat zjarrfikese kane shkuar menjehere ne vendngjarje në lagjen “18 Shtatori”, në katin e parë te nje pallati ku u konstatua se në banesë ndodhej e moshuara Çevi Jonuzi, 83 vjeçe, e cila nuk ishte në gjendje të dilte jashtë dhe ndodhej e asfiksuar brenda banesës së përfshirë nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga banesa dhe shoqërimin e saj në urgjencë për dhënien e ndihmës së parë.
Operacioni vijoi me vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe rrezikimin e banesave të tjera.
Si pasojë e zjarrit në banesë pati dëme materiale.




