Sherr mes 3 personave, plagoset me kaçavidë 35-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një konflikt mes tre shtetasve ka përfunduar me një të plagosur në fshatin Zharrëz të Patosit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku pas një sherri për motive të dobëta, një 35-vjeçar mbeti i plagosur me një mjet prerës.

Sipas policisë, shtetasi Dh. N., 68 vjeç dhe djali i tij A. N., 35 vjeç, të dy banues në Zharrëz, kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç.

Si reagim ndaj dhunës, ky i fundit ka qëlluar me një kaçavidë shtetasin A. N., duke e plagosur.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, shtetasi Dh. G. dhe një familjar i tij, M. G., janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme.

Share This Article