Procedohet shoferi 46-vjeçar, shkaktoi aksident në “18 shtatori”, duke plagosur 1 person

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër,
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. Ç., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18 Shtatori”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 1 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article