Moti i keq, ja si paraqitet situata në Përmet e Këlcyrë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Në Qarkun e Gjirokastrës rreshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Në Bashkinë Përmet, Njësia Administrative Piskovë, në fshatin Rapckë, ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave. Në Njësinë Administrative Frashër, rruga kryqëzimi i fshatit Kreshovë deri në fshatin Frashër ka rrëshqitje inertesh dhe bllokim në 3 vënde. Në lagjen ”Sede”, Përmet për shkak të rreshjeve të dendura dhe inerteve u përmbyten 4 banesa, nga të cilat 3 familje u sistemuan nga Bashkia në një konvikt dhe 1 familje u sistemua te të afërmit.
Në Bashkinë Këlcyrë, në fshatin Malëshovë ka rrëshqitje dherash.

Share This Article