Moti i keq shkakton viktimën e parë, 54-vjeçari gjendet i vdekur në kanalin kullues, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Moti i keq dhe përmbytjet masive i kanë marrë jetën një shtetasi 54-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se dyshohet se ai është mbytur në një kanal kullues në Durrës dhe trupi i tij u gjet nga polumbarët e Reneas.

Paraprakisht dyshohet se 54-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit të kanalit, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak Durrës. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

Share This Article