Në Qarkun e Gjirokastrës rreshjet e shiut kanë qenë me intensitet. Aksi rrugor kombëtar “Gjirokastër- Tepelenë”, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” vazhdon të jetë i kalueshëm me një sens dhe lëvizja e automjeteve menaxhohet nga efektivët e policisë.
Segmentet e tjera rrugore kombëtare janë të kalueshme, por ka prani inertesh dhe uji në segmentet rrugore Gjirokastër-Kakavie, Ura e Kardhiqit-Skërficë, Ura e Leklit-Këlcyrë.
Në Bashkinë Gjirokastër, rrugët e brendshme të qytetin ka akoma prani inertesh dhe në disa vënde pranë banesave dhe rrugëkalimeve në lagjet Cfakë, Manalat, Dunavat dhe Granicë ka rrëshqitje dherash. Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie, ka rrëshqitje dherash pranë 2 banesave.
Problematika janë krijuar dhe në rrugët rurale që lidhin fshatrat Dhoksat- Qesarat-Këllëz; Mingul e Gjat, në Njësinë Administrative Lunxhëri; si dhe fshatrat Tërbuq, Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie.
Në lagjen Manalat, Gjirokastër është evakuar nje familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut dhe ku është sistemuar tek të afërmit.
Në fshatin Labovë e Zhapës, Njësia Administrative Odrie, Gjirokastër, është evakuar një familje nga banesa që rrezikon nga rrëshqitjet e dheut ku është sistemuar tek të afërmit.




