Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për falsifikimin e diplomave dhe licencave profesionale, duke goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në këtë fushë. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. T., 51 vjeç, ku gjatë kontrollit në banesën e tij në zonën e Zall-Bastarit, Tiranë, u zbulua një laborator i fshehtë i përshtatur posaçërisht për falsifikimin e dokumenteve.
Gjatë operacionit, u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara, përfshirë diploma të shkollave të mesme, universiteteve dhe licenca profesionale, si dhe pajisje e materiale të tjera që përdoreshin për prodhimin e tyre.




