Një 15-vjeçare ka humbur jetën nën rrënojat që la pas tërmeti tragjik i të hënës në Turqi.
Babai i vajzës e ka kapur nga dora dhe nuk e ka lëshuar edhe pse tashmë gjithçka ka mbaruar.
Një foto pikëlluese po qarkullon në rrjete sociale, me babain, i cili duket në gjendje shoku dhe dorën e vajzës të bllokuar nën gërmadha.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.