Aksident në hyrje të Sarandës, përlasen 2 makina, plagoset shoferja

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën hyrëse të Sarandës, në afërsi të fshatit Metoq. Mësohet se dy automjete janë pëeplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Toyota”.

Nga përplasja e plagosur ka mbetur drejtuesja e mjetit “Volkswagen”, e cila është transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit të Sarandës për ekzaminime mjekësore.

Bëhet me dije se e plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article