Flet fqinja e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur: Na ra si bombë, ishin…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Orikumin, ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit Xhebroj, të cilët shprehen se nuk e prisnin një fund të tillë tragjik.

Në një prononcim një prej fqinjëve tregon se çifti njihej si njerëz punëtorë dhe të qetë.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kishin biznesin e tyre, një lokal ku punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet fqinja.

Share This Article