Aksident mes 2 makinave, njëra përfundon në lokal, 3 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku janë përplasur një automjet tip “Range Rover” dhe një “Citroen” i bardhë në Sukth.

Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që Citroeni të përfundojë brenda ambienteve të një lokali buzë rrugës, duke shkaktuar dëme edhe në strukturën e biznesit.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i Range Rover-it dhe dy pasagjerët e Citroenit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet e paqartë.

Sipas dëshmisë së një qytetari, dyshohet se Range Rover-i po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa Citroeni i bardhë i ka prerë rrugën duke dalë nga një kryqëzim, çka ka sjellë përplasjen mes dy mjeteve.

Pas aksidentit, Range Rover-i është larguar nga vendngjarja me karrotrec, ndërsa automjeti i bardhë është lëvizur për të nxjerrë personat e lënduar.

Share This Article