Në Pikën Kufitare të Kakavijes drejtues të strukturave të Policisë Kufitare dhe Policisë së Rendit, kanë inspektuar punën që po bëhet nga strukturat blu në këtë periudhë me fluks të shtuar të lëvizjes në kufirin me Greqinë.
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, Sajmir Muçaj, bashkëbiseduan me punonjësit e policisë në Kakavije për evitimin e radhëve të pritjes dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në doganën e Kakavijes.
Gjatë prononcimit për gazetaret, dy drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit theksuan edhe bashkëpunimin me palën greke për përpunimin e fluksit të shtuar përgjatë periudhës të festave të fundvitit.
Për festa përmes doganës së Kakavijes kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit rreth 80 mijë persona.



