Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 60 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




