Procedohet 61-vjeçarja nga Mashkullora, në lokalin e saj iu gjetën mallra kontrabandë

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. H., 61 vjeçe, banuese në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e saj u gjetën mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article