Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për vitin 2025, qeveria miratoi një akt normativ që parashikon mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, duke u dhënë një bonus fundviti prej 15 mijë lekësh (150 euro) rreth 148 mijë qytetarëve.
“Të dashur qytetarë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam aktin normativ të fundit të vitit, për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025.
Disa nga çështjet kryesore që miratuam nëpërmjet këtij akti normativ janë: mbështetje financiare për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për personat me aftësi të kufizuar, apo dhe kujdestarët e tyre.
Masa e mbështetjes financiare, në formën e bonusit të fundvitit do të jetë 15 mijë lekë, apo 150 euro. Në total nga kjo nismë do të përfitojnë rreth 148 mijë e 500 qytetarë.”, tha Ministri i Financave, Petrit Malaj.




