Arrestohet 34-vjeçari nga Lazarati, ishte i dehur në timon dhe u përplas me 1 makinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Lazarat, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. K., (punonjës policie, jashtë shërbimit), 64 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit ka patur vetëm dëme materiale.

Me shtetasin M. K., janë kryer veprime administrative nga Policia Rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article