Aksident, makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident rrugor është regjistruar, ku një automjet është përplasur me një motor në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i motorit. Të dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article