Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e jashtme të një lokali, duke lënë katër persona të plagosur në aksin “Mollas–Gostimë”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor “Mollas-Gostimë”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç..
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase, që ndodheshin në këto ambiente. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Q. D., dhe pasagjeri në automjetin e tij shtetasi G. Z., 21 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.




