FOTO/ Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon aksin rrugor

Jugulajm.net
2 Min Read

Si pasojë e motit të keq ditën e sotme është krijuar një situatë tej mase e pazakontë, ku në aksin rrugor “Qukës – Qafë Plloçë” një masiv mali u shkëput dhe bllokoi tërësisht rrugën.

Mësohet se masivi ka bërë të  mundur bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit.

Mbi ngjarjen ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar, ku në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se grupet e punës ndodhen në terren për vlerësimin e situatës.

Postimi i ARRSH:

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35 të aksit Qukës-Qafë Plloçë.

Grupet e punës të ndodhura në terren, po bëjnë vlerësimin e situatës dhe kanë marrë të gjitha masat për krijimin e një bypass-i të përkohshëm me qëllim devijimin e trafikut në këtë segment, duke shmangur rrezikun ndaj përdoruesve të rrugës.

I gjithë aksi është i hapur, i aksesueshëm pa probleme dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, ulni shpejtësinë, mbani distancën e sigurisë dhe shmangni frenimet e papritura.

Share This Article