Arrestohet 48-vjeçari, ngacmoi seksualisht një të mitur

Jugulajm.net
0 Min Read

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasin S. H., 48 vjeç, banues në fshatin Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article