LAJM I FUNDIT/ Aksident, “Benzi” përplas karrocën me kuaj, plagoset drejtuesi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë mbremjen e kësaj së hëne në aksin rrugor “Fier- Seman”, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. 

Një automjet tip “ Benz” është  përplasur me një karrocë me kuaj, e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar. 

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

Share This Article