LAJM I FUNDIT/ Qëllohet me armë makina, shoferi aksidentohet dhe braktis mjetin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një mjet është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj së shtune, pikërisht në aksin rrugor “Shkodër-Hanin Hotit”. Drejtuesi i mjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.

Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë pasur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër.

Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.

Share This Article