Skiatorja italiane që përfaqëson flamurin shqiptar, Lara Colturi, u rendit e dyta në Kupën e Botës.
Ajo shkroi historinë në rrethin Arktik në garën e sotme të “Ski World Cup”, duke e vendosur Shqipërinë në majat e këtij kompeticioni elitar.
Në garën e dytë të këtij sezoni, në Levi të Finlandës, ajo siguroi vendin e dytë në total, me kohën 1 minutë, 50 sekonda e 58 të qindtat, vetëm 1.66 sekonda më shumë se fituesja e kësaj gare, legjenda amerikane Mikaela Shiffrin.
Në lëshimin e parë në disiplinën e slalomit, Lara e mbylli në vendin e dytë me vetëm 1.08 sekonda pas Shiffrin (56.08), ndërsa në lëshimin e dytë u rendit e treta me 0.58 sekonda pas Shiffrin (52.84 sekonda), e cila dominoi këtë garë.
Colturi siguroi podiumin e katërt në karrierë, por padyshim ky ishte më i veçanti, pasi ajo feston sot ditëlindjen e 19-të.
Javën që vjen, Lara Colturi do të jetë në pistën e Gurgl në Austri, në disiplinën e slalomit.




