Një aksident i rëndë ka ndodhur mbremjen e kësaj të mërkurë në rrethrrotullimin e Novoselës, në autostradën Vlorë-Levan.
Një automjet tip “Benz”, duke lëvizur me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Si pasojë e ngjarjes, pesë persona kanë marrë lëndime dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.




