LAJM I FUNDIT!! Gjirokastër/ Prenë dru në Plesat, procedohen dy shtetas nga Zenelaj

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy shtetas nga fshati Zenelaj i Gjirokastres jane proceduar nga uniformat blu, pasi u kapen ne flagrance duke prere dru ne pyllin e fshatit Plesat.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në ngarkim të shtetasve T. B., 33 vjeç dhe A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Zenelaj, pasi janë kapur duke prerë pemë në pyllin e fshatin Plesat, Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article