DOKUMENTI/ Kandidati i PS për Bashkinë e Tepelenës s’rezulton votues në Tepelenë, por në Tiranë

Jugulajm.net
1 Min Read

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tepelenës, Gramos Sako, nuk rezulton votues në Tepelenë, por në dega nr. 7 në Tiranë.

Sipas të dhënave nga gjendja civile, Sako figuron me vendbanim në kryeqytet dhe për rrjedhojë nuk ka të drejtë vote në Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur kandidat për kryetar.

Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi lidhjen reale të kandidatit me komunitetin që kërkon të përfaqësojë.

Ky fakt ngre një pyetje të thjeshtë, por thelbësore:
Si mund të përfaqësosh një bashki, nëse nuk je pjesë e saj?

Zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës zhvillohen këtë të diel, ku përballë Sakos është kandidati i pavarur Gabriel Guma, një emër që ka fituar mbështetje të gjerë nga banorët vendas.

Share This Article