Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, i ftuar diten e sotme ne Top News eshte shprehur se:
Askush nuk mund ta ktheje PD ne nje “kala” te mbyllur dhe me disa mercenare edhe nga vende pereth brenda.
Pamjet e djeshme ishin tragjiko komike.
Dyert u mbyllen edhe per projektuesit e ketij skandali politik.
Keshtu ka ndodhur edhe me rregjimin e kaluar, qe pasi bunkerizoi Shqiperine goditi dhe projektuesit e bunkereve, qesharake dje me ata.
Tragjike te mbyllesh dyert edhe per gazetaret e me tej per deputetet.
Kjo nuk ka ndodhur kurre me PD.
Nqs dikush akuzon per njerez te inkriminuar e ne kerkim, duhet t’i denoncoje ata ne Prokurori, ndryshe kthehet vete ne fshehes te krimit.
Ne jemi ta hapur per te gjithe, pavaresisht diversiteteve tona, nuk mbyllim asgje.
Dhe sot ne festimin e 31 vjetorit te PD se Gjirokastres jane te ftuar e mirepritur te gjithe.
Me daten 8 do te behen hapa te rendesishem ne vazhdim te vendimeve te Kuvendit te 11 Djetorit.
Ne vazhdim te pregatitjes se PD per te permbysur kete rregjim.