Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar qeverinë dhe i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Share This Article