Procedohen 2 bashkëfshatarë nga Çarçova, u rrahën me njëri-tjetrin

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. S. dhe D. L., të dy banues në fshatin Çarçovë, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article