Shpallet në kërkim 42-vjeçari nga Peshtani, qëlloi me armë në ajër për të kanosur bashkëfshatarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për të kanosur këtë shtetas. Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article