Një ditë pas aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari pas përplasjes së trefishtë të mjeteve në Roskovec, Policia Rrugore e Fierit ka vënë në pranga dy nga shoferët e përfshirë.
Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në aksin rrugor Strum-Roskovec, ku si pasojë e përplasjes së motomjetit, humbi jetën drejtuesi i tij Klajdi Hoxha.
Njoftimi i policisë:
Motomjeti fillimisht u përplas me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin F. D., teksa humbi jetën 33-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve B. C., 70 vjeç, banues në Roskovec dhe F. D., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.




