Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte pranë një shkolle private në superstradën “Lezhë–Shkodër”.
Një kamion është përplasur me një automjet tip “Toyota”, ndërsa si pasojë e përplasjes është plagosur një person.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë zonë.




